Igli Tare kujton eksodin e 30 viteve më parë: Ëndrra ime për Serinë A nisi në Vlorë, nuk e desha nënshtetësinë greke










Igli Tare, drejtori sportiv i Lacios, ka qenë një nga personazhet që Rai Tre ka intervistuar si pjesë e një dokumentari për lidhjen mes Italisë dhe Shqipërisë, duke përkujtuar 30-vjetorin e zbarkimit të anijes “Vlora” me emigrantët shqiptarë në brigjet italiane. Tare ka kujtuar pikërisht se është rritur në Vlorë, nga ku nisi edhe rrugëtimi i tij drejt Serisë A ku bëri emër si futbollist e tashmë si drejtues.

tare

“Jam lindur e rritur në Vlorë, kam kujtime shumë të bukura. Aty lindi ëndrra ime për të luajtur në kampionatin italian. Kam arritur ta realizoj me shumë kënaqësi”, tha Tare i cili në vitin 1994 arriti të largohej nga futbolli shqiptar drejt Gjermanisë falë faktit se siguroi asokohe nënshtetësinë greke. “Në fillim nuk do të kisha dashur ta merrja, por në rini, forca për të provuar diçka të re, përfaqësonte një aventurë për të gjithë popullin tonë”, shpjegoi Tare.

Pas aventurave në Gjermani me ekipe të ndryshme, erdhi edhe zbarkimi në Itali në vitin 2001, me fanellën e Breshias. Kanë kaluar 20 vite dhe Tare është ende pjesë e futbollit italian. “Jam i lumtur për atë që kam ëndërruar që fëmijë. Është një kënaqësi e madhe. Zbarkimi i anijes “Vlora”? Ëndrra e 20 mijë personave që të kërkonin në Itali diçka më të mirë. Kjo është diçka që na lidh më shumë me popullin italian. Është vendi më i dashur, sheshet shqiptare gjatë Europianit ishin të mbushur me njerëz që bënin tifo për Italinë. Jemi rritur bashkë me televizionin dhe gjuhën italiane. Ka qenë gjithmonë një ëndërr ta jetoja personalisht”, tha Tare në intervistën e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *