Igli Tare nuk iu ndahet shqiptarëve, hyn në lojë për futbollistin e Kombëtares kuqezi









Jo vetëm Kristjan Asllani, por nga Empoli pritet që të lëvizë edhe Nedim Bajrami. 23-vjeçari deri tani është aktivizuar në 33 ndeshje, ka shënuar 9 gola dhe ka dhënë 5 asiste. Ndërkohë që afrohet merkatoja, Empoli nuk do të mendonte dy herë një ofertë të mirë që do t’i vinte për Bajramin.

bajrami cokaj

Sipas “La Repubblica”, Igli Tare është futur në garë për bashkëkombësin e tij.

bajrami

Ka pasur shumë klube që janë interesuar për mesfushorin trekuartist, por sigurisht futja e Lacios në bisedime i jep përparësi ekipit kryeqytetas pasi ndikimi i Igli Tares te futbollistët shqiptarë është shumë i madh. Lacio gjithashtu do të ishte një hap përpara në karrierën e Bajramit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.