IHRFFA shfaq filmin “Teatri i dhunës” te Magjistratura, të jesh viktimë e xhelat njëkohësisht

A mund të jesh xhelat dhe viktimë në të njëjtën kohë? Dominik Onguen nga Uganda në moshën 9 vjeçare bëhet një nga 20 mijë fëmijët e rrëmbyer nga Ushtria e rezistencës së Zotit të një udhëheqësi rebel që përmes indoktrinimit dhe torturës i kthen fëmijët ushtarë kundër presidentit.

Filmi “Teatri i dhunës” që u shfaq në shkollën e Magjistraturës në Kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, pasqyron gjyqin e Onguen në Hagë ku si pjesë e Ushtrisë së Rezistencën përballet me 60 akuza përfshirë torturën, përdhunimin dhe vrasjen. Pas shfaqjes, pedagogët e pranishëm diskutuan qasjet ligjore e etike në gjykimin e Onguen.

“Dilema mes viktimës e dhunuesit e prezantonte kontekstin me këtë argument, për të shfajësuar të akuzuarin, duke vënë në diskutim një nga elementët bazë të përgjegjësisë penale, fajësinë”, tha pedagogu Sokol Berberi.
“Linja më e drejtë mbrojtjes ishte të vërtetonte para gjykatës viktimizimin e tij që në moshën 9-vjeçare, ndërprerja e proceseve edukuese, shkëputja nga komuniteti, si pjesë e personalitetit të të pandehurit gjë që gjykatat në Shqipëri e kanë të vështirë ta hetojnë, personalitetin e të pandehurit”, u shpreh pedagogu Amarildo Laçi.

Avokatët mbrojtës u përpoqën ta shfajësojnë Onguen duke marrë shkas nga fakti që vetë ai u rrëmbye qe fëmijë, ndërsa filmi vë në peshore dhunën brutale të grupit të rezistencës ku bën pjesë i pandehuri si përgjigje ndaj dhunës së presidentit të Ugandës në detyrë prej 3 dekadash duke shpalosur përplasje civilizimesh po aq sa ligjore.

“Uganda ashtu si e pamë ne këtu, ishte një shaka me një lloj shoqërie, që jetojnë mes pyllit po duhet të njohin edhe ligjet e luftës. Autorët duan të tregojnë burimin e shkeljes së lirive dhe drejtave të njeriu në Ugandë. Një njeri që zgjidhet me dhunë në krye të një vendi 6 herë duhet… të kuptosh që nëse shkon në ato lloj nivelesh për të treguar se po dënon këto akte të rënda kundër njerëzimit, kjo nuk ndikon fare në jetën e atij populli”, tha Arben Isaraj.
Filmi tregon se ndërsa një drejtues i ushtrisë dënohet në Hagë për krimet e kryera, jeta e banorëve nuk ndryshon ndërsa Presidenti vijon qeverisjen e tij 30-vjeçare dhe dhuna është ligj.
[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts