“Ik se na ke hapur barkun”- Përplasje dhe debate mes Romeo Veshajt dhe Egla Cenos: Je bukëshkalë! Aktorja: Ai që e ka mizën brenda…

ik se na ke hapur barkun perplasje dhe debate mes romeo veshajt dhe egla cenos je bukeshkale aktorja ai qe e ka mizen brenda































Kur na ndajnë me pak se dy javë nga finalja e Big Brother VIP, banorët kanë intensifikuar debate dhe sulmet ndaj njëri tjetrit. Romeo Veshaj dhe Egla Ceno janë përplasur me njëri tjetrin. Aktorja ka qenë duke folur me Gracianon, duke i thënë se “i ka sosur durimi me disa banorë”.

romoe egla

Më pas ka ndërhyrë Romeo, që mesa duket e ka kuptuar që Egla e ka pasur me atë. Aktori e ka quajtur Eglën “bukëshkalë” dhe njeri që nuk respekton.

“Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë”, i tha Romeo, Eglës.

Debati: 

Egla: Më ka sosur durimi nga të gjithë këta që mezi presin të kapin ndonjë  copë, nganjë ngastër. Kjo që ndjej në ajër ma shpif. Tani rri rehat se nuk do e marrësh atë që do të marrësh

Graciano: Kujt po ja thua? Njerëzve këtu, po i drejtohesh banorëve?

Egla: Kambanat bien për kë ka vesh Graciano, nëse ty nuk të bie në vesh nuk është për ty

Romeo: Është me spond ore kalë

Egla: Ai që e ka mizën brenda e di..e ndjen

Romeo: Shfrytëzuesja e situatave, njeriun që nuk e zë gjumi natën pa ofenduar, njeriu që flet në gjumë në ofendime, njeriu që nuk respekton tjetrin kur lexon letrën, por të shan në vesh. Kokrra e falcos.

Egla: Djali më mirënjohës që kam njohur…

Romeo: Ti je mosmirënjohësja, ti je bukëshkalë. Vetëm ti nuk mund tëe flasësh për mirënjohje. Ti je bukëshkalë.

Egla: As të kuptoj dhe as dua të të kuptoj. Nuk bie unë në nivel bukëshkalë. Ke gje për të thënë, thuaje

Romeo: Je njeri që nuk ke respekt, shan edhe në gjumë

Egla: Ky është mendimi yt, faleminderit.

Romeo: Mos më thuaj mua kambanat bien për ata që kanë veshë

Egla: As e kisha me ty fare

Romeo: Njeri fallco. Ik se na ke hapur barkun

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts