Ikën edhe ushtari i fundit amerikan nga Afganistani

12:05 31/08/2021

Talibanet pritet të shpallin qeverinë e re

Ky është ushtaraku i fundit amerikan, gjeneral-major Kris Donahju, që natën e kaluar la tokën afgane. Të Hënën, avionët ushtarakë amerikanë përmbyllën evakuimet, një ditë para afatit, duke i dhënë fund prezencës 20-vjeçare në këtë vend. Dhe nata u bë ditë nga fishekzjarret festive të këtij rasti.

Gëzimi shprehet edhe me të shtëna në ajër me armë, siç e do tradita. Aeroporti tashmë është në duart e militantëve talebanë, entuziazmi i të cilëve është i dukshëm edhe në këtë filmim të kryer prej vetë atyre, menjëherë pas largimit përfundimtar të amerikanëve.

Gjatë një konference për shtyp, ku njoftoi fundin e misionit amerikan në Afganistan, sekretari i shtetit Entoni Blinken tha se Uashingtoni do të vazhdojë të ndihmojë të gjithë ata që duan të largohen ky vend. Ai premtoi një epokë të re të angazhimit amerikan në Afganistan. Në këtë vend mbeten ende 200 shtetas amerikanë.

Aleatët kanë evakuuar mbi 123 mijë njerëz, shumica bashkëpunëtorë dhe refugjatë afganë. Pritet që këtë javë, talebanët të shpallin edhe qeverinë e re, me një sistem ndryshe nga 20 vitet e fundit, Emiratin Islamik nën modelin e qeverisjes në Iran, me një lider suprem.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *