Ikona e futbollit gjerman kundër rrymës: Ku ta çonte Kukureja krahun? Çfarë është kjo zhurmë e pakuptimtë? Kros duhej të merrte të kuq

ikona e futbollit gjerman kunder rrymes ku ta conte kukureja krahun cfare eshte kjo zhurme e pakuptimte kros duhej te merrte te kuq



































E gjithë Gjermania “zien” që pa eliminimit në çerekfinalet e Euro 2024 përballë Spanjës, duke fajësuar gjyqtarin anglez Antoni Tejlor për vendimin për të mos dhënë penallti pasi Mark Kukureja preku topin me dorë në zonë pas gjuajtjes së Musiala në minuta shtesë të ndeshjes. Por për ish-futbollistin e njohur të Gjermanisë, Ditmar Haman, njerëzit gabohen në këndvështrimin e tyre të ngjarjeve.

tejlor musiala fyllkrug

Duke folur për “Sky”, ai u është kundërvënë bashkëkombësve të tij, duke theksuar se gjyqtari kishte vepruar mirë dhe vetë gjermanët nuk duhej të ankoheshin se në favor të tyre ishte dhënë një penallti skandaloze.

“Nuk është penallti. Krahu varet përgjatë trupit dhe ai goditet në dorë nga tre metra distancë me 120 kilometra në orë. Ndaj çfarë duhet të bëjë? Ne na u dha një penallti përballë Danimarkës të cilën e shoh si skandaloze. Që të ankoheshim dje dhe të thoshim se është penallti… Çfarë duhet të bëjë ai me krahun e tij? Krahu i tij është komplet normal, ai varej pranë trupit.

Përveç kësaj, Nikolas Fyllkrug mund të ketë qenë pozicion jashtë loje dhe absolutisht e luajti topin me pjesën e sipërme të krahut. Ndaj edhe shkelja apo prekja që aludohet me dorë do të anulohej gjithsesi. Kjo është arsyeja pse nuk e kuptoj gjithë këtë zhurmë rreth gjyqtarit dhe eliminimit tonë. Gjyqtari ishte ai që kishte më pak lidhje me të.

Ne nuk duhet të harrojmë që e vërteta është se Toni Kors kreu një ndërhyrje të ndyrë ndaj Pedrit, i cili u dëmtua në mënyrë serioze. Atij nuk iu tregua një karton i verdhë dhe vetëm një minutë më vonë shkeli këmbën e Lamin Jamal. Tani ju padyshim mund të thoni që nëse ai merrte kartonin e verdhë të parë, nuk do të bënte faullin e dytë. Por në mënyrën se si shkuan gjërat, Toni Kros do të kishte qenë poshtë dusheve që pas 6 minutash lojë”, tha Haman duke iu kundërvënë opinionit të përgjithshëm në Gjermani.,

PANOIRAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts