“Iku në kohën e duhur, pa e provuar shijen e hidhur të stolit”/ Astrit Patozi: Të dish të ikësh është meritë






Ish-kryetari i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar largimin e Gramoz Ruçit nga politika pas 30 viteve aktive në Partinë Socialiste.

gramoz ruci 4

E kam pasur gjithë jetën time politike përballë si kundërshtar. Por kjo nuk më pengon aspak të shpreh respekt dhe vlerësim për vendimin e sotëm të Gramoz Ruçit.

Ndoshta ishte rastësi, por fakti që e shpalli atë në stadium të kujtonte ata futbollistët e famshëm, të cilët e kanë lënë sportin në kohën e duhur, pa u zvarritur dhe pa e provuar shijen e hidhur të stolit” shkruan ai.

Nga muaji shtator kur dorëzon edhe detyrën e kryeparlamentarit, ai nuk do të jetë më në kuvend dhe as me funksione në PS.

“Do deklaroj fundin e kësaj maratone dhe si çdo maratone ka startin dhe finishin, prandaj kam zgjedhur që s’ka më mirë se në këtë 30 vjetor të PS, s’ka më mirë që sot që kemi fituar këtë mandat të drejtë, pas disa muajsh mbush 70 vjeç që të deklaroj para jush se në 9 shtator që fillon legjislatura e re nuk do të ushtroj mandatin që më ka dhënë PS dhe se nuk do të kem ambicie për të qenë në asnjë organ ekzekutiv të familjes sime. Prandaj për ta mbyllur falënderoj Nanon dhe Ramën që e kam pasur privilegj të jem bashkëpunëtori i tyre. Të falenderoj të gjithë”, tha Ruçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *