“Ilir, je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur”- Rama i përgjigjet Metës: T’i harrosh rrëzimin e Qeverisë dhe shtetit



edi rama konf

UPDATE/ Kryeministri Edi Rama reagoi sërish për çështjen e protestës së kontrollorëve të trafikut ajror, duke iu përgjigjur këtë herë Presidentit Ilir Meta.

Me një postim në Twitter, Rama e quan Metën “një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”.

Postimi i plotë i Ramës

“Ilir,dokrrat me injorimin e kërkesave të pseudosindikatës së kontrollorëve dhe predikimet për mosndërprerjen e punës në aeroport nuk pinë ujë!Je një nga dy nxitësit e kësaj goditjeje të çmendur, në kërkimin e palodhur të rrëzimit të qeverisë e të vetë shtetit!T’i harrosh të dyja!”

***

“Duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”-Rama: Organizatorët do të kallëzohen penalisht. Saliu gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri fsheh dorën

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së kontrollorëve ajrore të Rinasit, duke u shprehur se sabotimi i Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet.

Kreu i qeverisë paralajmëroi organizatorët se do të kallëzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin. Rama akuzoi si frymëzues të kësaj lëvizje presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.

Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!”, shkruan Rama në dy postime të njëpasnjëshme në “Twitter”.

Statuset e Ramës në “Twitter”

Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin, që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve! Të tjerët duhet të vendosin menjëherë: O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!

Rama 78

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *