Ilir Meta dënon atentatin ndaj kryeministrit të Sllovakisë: Akt kriminal, sulm ndaj parimeve të demokracisë

ilir meta denon atentatin ndaj kryeministrit te sllovakise akt kriminal sulm ndaj parimeve te demokracise































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dënuar sulmin me armë ku mbeti i plagosur kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico.

meta fico

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta thotë se ky është një akt kriminal dhe një sulm ndaj parimeve themelore të demokracisë.

“Thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm ndaj Kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico, të cilit i uroj shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë, me energji të ripërtërira në krye të detyrës së Tij shumë të rëndësishme shtetërore.

E dënoj me ashpërsi aktin kriminal si një sulm ndaj parimeve themelore të demokracisë dhe lirisë!

Shpreh solidaritetin tim me familjen Fico dhe popullin mik të Sllovakisë”, shkruan Meta.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts