“Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën”/ Basha poston videon dhe ka një mesazh për shqiptarët: Ka gjëra që mund të jenë pjesë e imagjinatës, por…

Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjetet sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ca gjëra janë vërtetë të pamundura, por të tjera siç është rritja e pagave është e mundur.

basha

Sipas tij, hapja e vendeve të reja të punës dhe futja në Bashkimin Evropian është e mundur!

“Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill”, thotë Basha në video.

Besojeni!

Çfarë thuhet në video:

Mbylli sytë dhe imagjino

Imagjino sikur Shqipëria fiton Kupën e Botës

Imagjino sikur Dua Lipa të këndonte në dy vjetorin e vajzës tënde.

Imagjino Mesin që nënshkruan kontratë me Tironën dhe Kristianon me Partizanin.

Hej, ngadalë! Ca gjëra janë të pamundura, por rritja e pagave është e mundur!

Hapja e vendeve të reja të punës është e mundur!

Krijimi i vendeve të punës është i mundur!

Futja në Bashkimin Europian është e mundur!

Ta marrim këtë mundësi me të dyja duart dhe të votojmë për ndryshim në 25 prill.

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *