Imazh, merkato dhe miliona, ja sa vlen Champions-i për Milanin






Lojtarët po përkëdhelin të kaluarën e po shijojnë të tashmen me idenë se mund të marrin pjesë në Champions pas shtatë vitesh mungesë. Ndërkohë, klubi po përkëdhel të ardhmen sepse nëse Milani mbyll sezonin mes katër të parave, përfitimet do të ishin të shumta e në disa drejtime. Thërrmijat e Ligës së Europës kanë qenë gjithçka skuadra ka shijuar në vitet e fundit e ndonjëherë as ato s’i ka arritur.

Milani festa

Me Ligën e Kampioneve buxheti do të kishte një rritje të ndjeshme e cila u bashkëngjitet kostove gjithmonë në ulje të shoqërisë. Sektori i marketingut do të shijonte gjithashtu benefitet e Kupës me veshë të gjatë, ndërkohë që edhe fanella do të kishte më tepër joshje për ata që mund të jenë objektivat e merkatos. Përmirësimi i imazhit është një tjetër fushë ku Milani pret të shijojë frytet e rezultateve sportive duke u munduar të thyejë murin e 500 milionë tifozëve të shpërndarë në të gjithë globin.

BILANCI – Me ardhjen e “Elliott” nĂ« presidencĂ«, objektivi ka qenĂ« dhe mbetet vetĂ«financimi. Hyrja nĂ« Champions nuk do tĂ« thotĂ« qĂ« Maldini do tĂ« mund tĂ« shpenzojĂ« shifra tĂ« çmendura. VlerĂ«simet e drejtuesve bĂ«jnĂ« qĂ« ekipi tĂ« synojĂ« majat nĂ« 2-3 vite, gjithmonĂ« nĂ«se gjĂ«rat shkojnĂ« sipas planit. Kjo, sepse arkat vazhdojnĂ« tĂ« shĂ«nojnĂ« humbje. NĂ« 2019-Ă«n humbjet ishin nĂ« masĂ«n 194.6 milionĂ« euro, ndĂ«rsa nĂ« 2020-Ă«n prekĂ«n 145.9. MĂ« 30 qershor Gazidhis synon tĂ« ketĂ« njĂ« bilanc me humbje nĂ«n 100 milionĂ« euro, por lajmi i mirĂ« Ă«shtĂ« se nuk do tĂ« jetĂ« nevoja pĂ«r kredi apo shitje aksionesh siç ndodh me klubet e tjera italiane.

PĂ‹RJASHTIME – Praktikisht, nuk do tĂ« ketĂ« emra bombastikĂ« si pĂ«rforcime pĂ«r ekipin e Piolit sepse edhe pĂ«rfitimet nuk do tĂ« jenĂ« edhe aq shumĂ«. Hyrja nĂ« Champions do tĂ« vlente 50-60 milionĂ« euro tĂ« cilat mund tĂ« shtohen nĂ«se kuqezinjtĂ« kapĂ«rcejnĂ« fazĂ«n e grupeve. Si shembull mjafton tĂ« pĂ«rmendim Juventusin qĂ« nĂ« sezonet e fundit ka marrĂ« nga Liga e Kampioneve pĂ«rfitime qĂ« kanĂ« pĂ«rbĂ«rĂ« 25 pĂ«r qind tĂ« tĂ« ardhurave totale tĂ« klubit. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r, krerĂ«t e “Djallit” po punojnĂ« pĂ«r tĂ« zvogĂ«luar borderonĂ«. Kufiri i pagave prej 4 milionĂ« eurosh mund tĂ« kapĂ«rcehet pĂ«r raste tĂ« veçanta siç ndodhi me IbrĂ«n apo siç mund tĂ« jetĂ« Donaruma.

Asnjë lojtar tjetër nuk do të paguhet më shumë dhe këtë e vërtetojnë bisedimet për rinovimin e Çalhanoglusë që pretendon 5 milionë euro në vit, ndërkohë që klubi është gati ta humbë edhe pa përfituar vetëm që të mos i plotësojë dëshirën. Në terma afrimesh, shembulli i shpenzimeve që do të kryejë Milani është Fikajo Tomori. 28 milionë eurot për anglezin përbëjnë një kapital të rëndësishëm të cilin Maldini do të mundohet ta ulë përpara se ta dorëzojë pa kushte në arkat e Çelsit.

Huazimet si Diaz do të jenë një tjetër mënyrë pune e kuqezinjve të cilët do të kërkojnë edhe një zgjidhje për të vënë në dispozicion të Piolit një zëvendës për Ibrën. Vlahoviç dhe Skamaka janë emrat në krye të listës së dëshirave, megjithatë vlera e tyre bën që te Milani të studiojnë edhe alternativa me kosto më të përmbajtur.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *