Imazhet e spitalit të Gazës tregojnë radhë trupash të vdekur ndërsa Izraeli shton bombardimet

imazhet e spitalit te gazes tregojne radhe trupash te vdekur ndersa izraeli shton bombardimet
imazhet e spitalit te gazes tregojne radhe trupash te vdekur ndersa izraeli shton bombardimet

Spitali i Gazës ka nevojë dëshpërimisht për karaburant dhe ujë të pastër, ndërsa qyteti nën rrethim është duke pritur kamionët me ndihma që kanë mbërritur në vendkalimin në Gaza nga Egjipti.

Kamionët me karburant duket se po lëvizin brenda vendkalimit Rafah, sipas raporteve nga terreni, por OKB-ja thotë se ende nuk është transferuar karburanti.

Një raport i OKB-së tha se karburanti është domosdoshmëri dhe mungesa e tij po kontribuon në krizën e ujit në Gaza, pasi impiantet e shkripëzimit dhe pompat e ujit nuk mund të funksionojnë më. Gjithashtu nevojitet urgjentisht për të furnizuar me energji gjeneratorët në spitale. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq paralajmëroi javën e kaluar se spitalet në Gaza rrezikojnë të kthehen në morgje pa energji elektrike.

Qendrat mjekësore janë mbingarkuar që kur Izraeli vendosi një “rrethim të plotë” në Gaza, duke goditur territorin me sulme ajrore dhe artilerie në përgjigje të sulmuesve të Hamasit që depërtuan në Izrael dhe vranë 1,400 njerëz dy javë më parë.

Izraeli është zotuar se nuk do të rivendoste energjinë elektrike në Gaza derisa Hamasi të lirojë më shumë se 200 pengje që rrëmbeu gjatë sulmeve të tij. Por dje, Izraeli lejoi të kalonin 20 kamionë që transportonin ndihma në Gaza pas disa ditësh negociatash.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts