Imobile gabon shënjestër, godet keq në stomak tifozin. Të qarën e fëmijës e pushon vetëm… fanella





Çiro Imobile nuk po kalon një moment të mirë në fushë, por jashtë saj nuk nguron të bëhet protagonist.

imobile

Në sfidën ndaj Milanit, Imobile u rikthye të ishte pjesë e skuadrës pasi kaloi një dëmtim të lehtë që mori me kombëtaren italiane.

Por gjatë nxemjes, sulmuesi bardhekaltër ka goditur aksidentalisht me top një fëmijë, duke bërë që ky i fundit t’ia plas të qarës në shkallët e stadiumit.  I menjëhershëm ka qenë reagimi i Imobiles i cili i është drejtuar shkallëve të tribunës duke i dhuruar tifozit të vogël fanellën e tij.

Një episod qesharak që ka marrë vëmendjen e mediave në Itali duke ngacmuar dhe Imobilen për shënjestrën e tij.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *