Imobile krah emrave të mëdhenj të Lacios, goli ndaj Atalantës e fut në histori të klubit








Barazimi në minutat e fundit me Atalantën i ka lënë një shije të hidhur skuadrës së  Lacios. E vetmja gjë pozitive nga kjo ndeshje ishte goli i sulmuesit Çiro Imobile. 

imobile

Me golin e realizuar sot italiani ngjitet në podium si golashënuesi më i mirë i historisë së klubit, po aq gola sa Silvio Piola. 31 vjeçari arriti në kuotën e 159 golave, në 232 ndeshje të luajtura. Sulmuesi u transferua tek kryeqytetasit në 2016 nga Sevija për shifrën e 10 milionë eurove. Gjatë këtyre viteve ai u bë një prej sulmuesve më të mirë në kampionat.

Ai gjithashtu mban rekordin për më shumë gola të shënuar në një sezon në Seria A me 36 gola, po aq sa Higuain.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *