“Imobile nuk më pëlqen, Xheko më i forti”, Naingolan: Derbi i Romës për jetë a vdekje, kurse ai i Milanos…








Raxha Naingolan është kthyer të flasë për kampionatin italian dhe kryesisht për derbet e Romës dhe Milanos. Mesfushori i ka luajtur të dyja me fanellat e Romës dhe Interit.

pjimage (1)

Në një intervistë për mediat, belgu foli gjithashtu dhe për sulmuesin më të fortë me të cilin ai ka luajtur.

“Derbi i Romës dhe i Milanos? Në kryeqytet është një çështje për jetë a vdekje, kurse në Milano është si të luash një ndeshje me miqtë. Në Romë njerëzit ta kujtojnë derbin edhe pas disa javëve, kurse në Milano mund të dalësh për xhiro në qendër ditën tjetër.”

“Gjendja e Romës? Kam folur me disa persona që punojnë me Murinjon dhe më kanë konfirmuar që atij i duhen kampionë që të fitojë. Do të kthehesha tek Roma edhe tani, por do të rrezikoja të prishja marrëdhënien që kam me tifozët.”

Sulmuesit që ka luajtur

“Imobile është sulmuesi i madh edhe pse nuk e pëlqej. Mua më pëlqejnë sulmuesit që bëjnë për ekipin si puna e Xhekos, i cili është më i forti që kam luajtur.”

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.