Implantet e trurit tek njerëzit, Neuralink do të nisë testet e para

10:52 21/09/2023

Kompania e Elon Musk synon të ndihmojë personat me paralizë dhe ata me sëmundje neurologjike

Miliarderi amerikan Elon Musk ka filluar të rekrutojë njerëz për provën e parë për të nisur vendosjen e çipave në trurin e njeriut.

Qëllimi i kompanisë Neuralink është të lidhë trurin e njeriut me kompjuterët dhe dëshiron të përdorë teknologjinë tek njerëzit me paralizë për t’i ndihmuar ata të ecin sërish.

Jo vetëm kaq, por ky implant truri i zhvilluar nga kompania ka si qëllim të kurojë edhe sëmundje të tjera neurologjike.

Kompania ka pesë vite që punon për të bërë të mundur qëllimin e saj, por kompania deri më tani ka kryer testime vetëm tek kafshët.

Disa herë që nga viti 2019, miliarderi Elon Musk kishte parashikuar se kompania e tij e çipave të trurit do të siguronte së shpejti miratimin e FDA-së për provat njerëzore deri sa mundi të merte dritën jeshile në Maj të këtij viti.

Në atë kohë, Administrata e Ushqimit dhe Barnave e hodhi poshtë kërkesën e kompanisë për të nisur testet tek njerzit ku përmendi shqetësimet e sigurisë për shkak të dëmtimit të mundshëm të indeve të trurit kur të hiqen pajisjet e vendosura në tru.

Klan News


Të ngjashme“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bot sot “”www.botasot.al/a> “”

Similar Posts