Imunizohet 5.51% e popullsisë në Itali, 481 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Italia regjistroi 21,932 raste të reja me COVID-19 nga 331,154 tamponë të bërë (e enjtja kishte 23,649 raste pozitive nga 356,085 teste). Këto të dhëna ka raportuar Ministria e Shëndetësisë në Itali, sipas së cilës vdekjet ishin 481 në 24 orët e fundit.

Të shëruarit dhe ata që lanë spitalin janë 19,620. Pranimet në spital janë në rënie (-245) ndërsa ata në kujdes intensiv janë duke u rritur (+23). Shkalla e pozitivitetit është 6.6%, e qëndrueshme në krahasim me një ditë më parë.

Sipas të dhënave të ministrisë, janë administruan 10,591,038 vaksina gjithsej. 3.318.983 njerëz kanë marrë të dyja dozat. Ditën e sotme, 2 prill, janë injektuar 266.911 doza.

Gjithsej, 5.51% e popullsisë është imunizuar (me dy doza); ata mbi 80 të vaksinuar arritën kuotën e 80,88%. Me këtë ritëm, 10% e popullsisë do të vaksinohen midis 2 muajve dhe 2 ditëve (3/6/2021) dhe të gjithë mbi 80-at për 18 ditë (20/4/2021).

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *