Inaugurohet rezidenca e ambasadorit të parë amerikan, “Shtëpia Ryerson”/ Xhaçka: Mirënjohje SHBA-së, partneri strategjik i pazëvendësueshëm








yurikimambasadoriryers

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane Yuri Kim kanë inauguruar rezidencën  e ambasadorit amerikan me emrin “Shtëpia Reyerson” në nderim të diplomatit Uilliam Ryerson.

Në pritjen e organizuar me rastin e 30-vjetorit të hapjes së ambasadës së parë amerikane në Tiranë, Ministrja Xhaçka shprehu mirënjohjen për mbështetjen që SHBA ka treguar në çdo moment kyç të historisë sonë.

Xhaçka nënvizoi se Shqipëria është krenare që është një aleate e SHBA-ve, duke e cilësur këtë të fundit si një partner strategjik të pazëvendësueshëm.

“Mirënjohëse për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në çdo moment kyç të historisë sonë. Krenare që sot Shqipëria është një aleate serioze dhe e denjë, në krah të këtij partneri strategjik të pazëvendësueshëm me të cilin na bashkojnë vlerat dhe lidhjet e pafundme njerëzore mes popujve tanë” – është shprehur Xhaçka.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *