Inceneratorët/ Kryemadhi: Klodian Zoto ka bërë 27 milionë euro evasion fiskal! SPAK ia bllokoi asetet, por ai i ka marrë paratë me…









Kryemadhi padia inceneratori i FieritKryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka denoncuar sërish aferën e inceneratorëve duke publikuar fakte të reja nga dosjet për të cilat ajo ka bërë padi në SPAK. Teksa shprehet se SPAK dhe reforma në drejtësi me rastin e inceneratorëve janë në provë, Kryemadhi ka dhënë një detaj të ri mbi denoncimin që ka bërë.

Kryemadhi tha se Klodian Zoto, pronari i kompanisë që ka inceneratorin e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit i ka shkaktuar shtetit shqiptar një dëm financiar prej 27 milionë eurosh. Ky dëm, sipas Kryemadhit ka ardhur si pasojë e evazionit fiskal të shkaktuar nga kompanitë e Zotos, një dëm i cili deri më sot nuk është derdhur në zyrat e tatimeve.

“Çështja e inceneratorëve tashmë nuk është më thjesht në dijeninë time, nuk është më thjesht çështje e Shqipërisë ajo ka dalë jashtë kufijve të Shqipërisë. Shumë institucione të huaja dhe ndërkombëtare po fillojnë të investigojnë për shkak se çështja e inceneratorëve nuk është më një çështje burokratike grabitja e një fondi të caktuar të buxhetit të shtetit. Por ndërtimi i gjithë skemës së inceneratorëve sidomos inceneratori i Tiranës funksionon si një offshore. Pra, çdo të thotë?

Do të thotë fshehje e drejtëpërdrejtë e parave të këtij institucioni. Prandaj sot, mendimi im është që SPAK është në provë më shumë se kushdo tjetër, është sepse ne vërtetë kemi bllokuar paratë e Klodian Zotos, por Klodian Zoto nga i ka marrë paratë e tjera që ka paguar kompanitë fiktive të cilat kanë bërë transferimin e parave në kompanitë e tjera. Kanë ardhur nga inceneratori i Tiranës i cili është furnizuesi kryesor me para të llogarive të Klodian Zotos të Albtech e të tjera me radhë.

Pra, ajo që është sot ndër dilemat më të mëdha dhe që vendos në provë të gjithë sistemin e drejtësisë dhe të gjithë reformën në drejtësi është se çfarë do të ndodhë me inceneratorin e Tiranës, Fierit dhe kështu me radhë. Më tutje për të gjitha kompanitë që janë të përfshirë në evazionin fiskal.

Ne kemi dorëzuar dosje për inceneratorin e Elbasanit, të Fierit dhe të Tiranës dhe për të gjithë skemën e procesit të evazionit fiskal të kompanive të Klodian Zotos të cilat akoma nuk janë prekur. Klodian Zoto ka një evazion fiskal të paderdhur në zyrat e tatimeve të shtetit shqiptar 27 milionë euro deri më tani. Përveçse ky zotëri ka marrë para nga buxheti shtetit me vendime korruptive, edhe nga këto para që ka marrë nga buxheti i shtetit nuk ka paguar 27 milionë evazion fiskal”, tha Kryemadhi në Syri TV.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.