Inceneratorët/ Kryemadhi publikon shifrat e pagesave për katër vite: 1.8 mln euro për udhëtime! Si u shpenzuan paratë në kohë pandemie








Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka publikuar listëpagesat e kryera nga kompania koncesionare e inceneratorëve për fluturime gjatë periudhës së pandemisë.

monikakryemadhi

Teksa publikon shifrat zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Kryemadhi thekson se e bën me qëllimin që askush të mos “harrojë”, duke ironizuar në këtë mënyrë me administratoren e “Integrated Energy”, Ariola Kodra, e cila përballë Komisionit Hetimor deklaroi se nuk i mbante mend shpenzimet për udhëtime.

“Që asnjëri të mos ‘harrojë’, kur pyetet para SPAK-ut, Komisionit Hetimor apo opinionit publik, ja ku i keni, me data dhe shuma ekzakte, se si inceneratorët që gjasë do të zgjidhnin emergjencën mjedisore, paskan harxhuar miliona për fluturime edhe në kohë pandemie!”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”.

Sipas të dhënave të publikuara nga kryetarja e LSI-së, rezulton se vetëm për inceneratorin e Tiranës janë shpenzuar 80 milionë lekë të reja për udhëtime. Në vitin 2018, janë shpenzuar 5324 800 lekë, në vitin 2019 janë shpenzuar 55 487 941 lekë, në vitin 2020 janë shpenzuar 16 222 928 lekë, viti 2021, 8 717 508 lekë.

Gjatë vitit 2019, vërehet se ka pasur udhëtime jashtë vendit thuajse në të gjithë muajt, përveç dhjetorit. Vlera me e lartë e një udhëtimit është 5 096 748 lekë në muajin gusht dhe shpenzimi më ulët është bërë në muajin janar në vlerën e 214 540 lekë.

Gjatë vitit 2020, për inceneratorin e Tiranës janë shpenzuar 16 222 928 për 13 udhëtime në muaj të ndryshëm. Gjatë vitit 2021, janë shpenzuar 8 717 508 lekë për 6 pagesa në 5 muaj të ndryshëm. Sa i përket inceneratorit, për udhëtime jashtë vendit janë shpenzuar mbi 3 milionë lekë të reja.

Për inceneratorin e Elbasanit janë paguar 7 420 535 lekë për vitet 2019 dhe 2020. Vetëm për udhëtimet e Klodian Zotos janë shpenzuar në 4 vite 94 943 892 lekë, shumica prej të cilave në vitin 2021 ku janë shpenzuar plot 38 845 565 lekë, në vitin 2018 janë shpenzuar 24 698 578 lekë, në vitin 2019 janë shpenzuar 21 682 734 lekë dhe në vitin 2020 janë shpenzuar 9 716 924 lekë. Nëse i mbledhim të gjitha shifrat e shpenzuara për fluturime, rezulton që shuma totale arrin në mbi 185 milionë lekë.

inceneratori i tiranes inceneratori 2 inceneratori 3 inceneratori 4

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.