Inceneratorët/ Tabaku: Dëshmitë e zyrtarëve provuan korrupsionin qeveritar, Edi Rama u mbrojt politikisht! Hetimi do mbyllet… (VIDEO)








Kryetarja e Komisionit Hetimor të Inceneratorëve, Jorida Tabaku, bëri nga jashtë selisë së Kuvendit një rezyme të hetimeve të kryera nga komisioni.

Tabaku u shpreh se zyrtarët shtetërorë përmes dëshmive të dhëna pranuan korrupsionin qeveritar me firmën e kryeministrit Rama, ndërkohë që ky i fundit u mbrojt politikisht në lidhje me aferën.

Deklaratat e Tabakut erdhën një ditë përpara mbylljes së hetimeve në komisionin që ajo drejton.

“Nesër përfundon hetimi, por ajo që nxori ky hetim është që tregoi se si korrupsioni qeveritar me firmën dhe vulën e Edi Ramës, u mbrojt politikisht nga Edi Rama por u pranua nga çdo zyrtar tjetër.

Ish-ministri i Financave tregoi përgjegjësitë që Ministria e Financave ka për miratimin e financave, kryetari i bashkisë Tiranë tregoi që nuk ka një vendim të Këshillit Bashkiak, po ashtu dhe krybashkiaku Subashi pranoi shkeljet e bashkisë Fier.

Por më e rëndësishmja është që tre administratorët e kompanisë nuk mundën të shpjegonin ku shkuan paratë.

Këtu bëhet fjalë për korrupsionin më të madh qeveritar të këtyre 30-viteve 430 milionë euro”, tha Tabaku.

Gjithashtu gjatë fjalës së saj Tabaku i bëri thirrje institucioneve që nuk kanë kthyer ende përgjigje, ta bëjnë gjatë ditës së fundit.

“Unë përfitoj nga rasti t’i bëj thirrje të gjithë institucioneve që nuk kanë kthyer përgjigje. I bëj thirrje Bashkisë Tiranë, të cilës i kërkoj të sjellë komunikimin midis institucioneve për pjesën që ne kemi në hetim. Mungon pjesa e komunikimit të Bashkisë Tiranë me institucionet.

Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë premtoi të sjell procesverbalet e mbledhjeve kur janë diskutuar këto kontratat koncesionare. Kompania guackë e Klodian Zotos duhet të sjellë librat e shitjes dhe të blerjes.

Presim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, që të sjellë të gjitha lëvizjet e personave që ne kemi kërkuar, kryebashkiakët Veliaj dhe Subashi dhe ministrave Gjiknuri dhe Ahmetaj”, tha Tabaku.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.