Inceneratori i Tiranës, GJKKO lë në fuqi masat e sigurisë për 11 të dyshuarit, njëri në arrest shtëpie

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurisë për 11 personat të dyshuar për ndërtimin e Inceneratorit të Tiranës. Mësohet se masa e sigurisë ka ndryshuar vetëm për Jetmir Lapajn, anëtar i Qendrës Kombëtar të Biznesit, nga arrest në burg në arrest shtëpie.

Kujtojmë se më herët Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër arreste, pas hetimeve të nisura për procedurat e dhënies me koncension për inceneratorin e Tiranës ku të përfshirë rezultojnë zyrtarë e ish-zyrtarë të ministrisë së Mjedisit dhe bashkisë së Tiranës.

ARREST ME BURG

1-Lefter Koka, ish minister i Mjedisit
2-Alqi Bllako, ish sekretar i pergjithshem ne ministrine e Mjedisit
3-Taluant Tusha, drejtor i drejtorisw sw punwve publike ne Bashkine e Tiranes, i vetedorezuar
4-Bledar Karoli, ish zyrtar i Ministrise se Energjise
5- Namik Simixhiu, ish anetar i komisionit te prokurorit te inceneratorit te Tiranes

ARREST NE SHTEPI
-Alba Thoma, ish-Drejtoresha Juridike e Ministrisë së Mjedisit
-Valbona Ballgjini, anëtare e Komisionit të dhënies së koncesioni
-Sidita Temali, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit
-Silena Tola- punonjese e Qendrës Kombëtare të Biznesit
-Etleva Kondi- anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit
-Pellumb Abeshi, ish zyrtar i ministrise se mjedisit

Jetmir Llapaj, punonjes ne qendren kombetare te Biznesit iu zbut masa nga arrest në burg, në arrest shtëpie

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts