Incident i rëndë në Austri, bie teleferiku i skive, plagosën 4 persona

incident i rende ne austri bie teleferiku i skive plagosen 4 persona

Momente frike dhe paniku kanë përjetuar anëtarët e një familje daneze në Austri, pas shkëputjes të teleferikut.

Teleferiku u rrëzua nga rreth 7 metra lartësi pasi një pemë besohet të ketë rënë mbi kabllon e saj mbështetëse. Operacioni i shpëtimit u përshkrua si jashtëzakonisht i vështirë, sepse pjerrësia poshtë gondolës ishte shumë e madhe dhe e vështirë për punonjësit e urgjencës. Sipas autoriteteve katër të plagosurit ishin shtetas danezë.

Mediat e huaja shkruajnë se policia deklaroi se nga vëzhgimi paraprak asgjë nuk dukej se ishte teknikisht në gabim me rrugën e teleferikut, të quajtur Acherkogelbahn, dhe nuk kishte prova për ndonjë gabim njerëzor.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts