Incident i tmerrshëm, kamioni 32 ton merr përpara gruan dhe…

12:40 04/07/2021

Një incident që ka ndodhur në Batley, Yorkshire ka shokuar të gjithë. Në disa pamje të marra nga kamerat e sigurisë është vënë re një kamion i madh i cili ka marrë një këmbësore para. Ai nuk e vuri re këmbësoren dhe filloi ta ngiste kamionin ndërkohë që gruaja filloi të bërtiste me të madhe. Gruaja ishte një njeri tepër me fat sepse i ka mbijetuar një incidenti kaq të frikshëm.

Ndërkohë që kamioni e kishte marrë përpara, një këmbësor po bërtiste që shoferi të ndalonte. Kamioni 32 tonësh kishte ndaluar para një kryqëzimi dhe kur gruaja po kalonte, shoferi nuk e pa dhe u nis. Kalimtarët po i bënin me shenjë shoferit, ndërkohë që gruaja duke bërtitur vazhdoi të ecte përpara ngjitur me kamionin dhe ka rezistuar që mos bjerë nën rrotat e tij.

Shoferi i tronditur del duket kërkuar falje ndërsa një tjetër kalimtar ndihmon gruan të mbledhë ushqimet e rrëzuara. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *