Incident me Presidentin Biden, pengohet në shkallët e aeroplanit Air Force One

18:36 19/03/2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është penguar duke u ngjitur në shkallët e avionit presidencial Air Force One.

Mediat kanë filmuar momenti teksa kreu i Shtëpisë së Bardhë pengohet 3 herë në shkallët e avionit.

78-vjeçari u ngrit në këmbë dhe bëri përshëndetjen e fundit përpara se të hynte në bordin e Air Force One për të udhëtuar drejt Atlantas.

Drejtoresha për Komunikimin me Median në Shtëpinë e Bardhë, Kate Bedingfield reagoi pas këtij incidenti duke thënë se Presidenti është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Presidenti është në gjendje të mirë dhe nuk pati nevojë as për asistencë nga ekipi mjekësor. Nuk ndodhi asgjë më shumë se sa një hap i gabuar nëpër shkallë”, tha ajo. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *