Incident në Detin e Zi mes Rusisë e Britanisë

21:32 23/06/2021

Anija ruse qëllon ndaj anijes britanike “HMS Defender”, e cila po kryen stërvitje në krime

Një anije patrulluese dhe një avion rus kanë qëlluar në drejtim të anijes britanike “HMS Defender” në Detin e Zi, duke e paralajmëruar që të largohej nga ujërat e Rusisë.

Ministria e mbrojtjes e Moskës raporton se HMS Defender hyri në ujërat territoriale ruse pranë Krimesë. Sipas BBC, ministria e Mbrojtjes së Rusisë theksoi se të shtënat ishin paralajmëruese dhe se, si anija, ashtu edhe avioni i kërkuan britanikëve që të largoheshin.

Incidenti ndodhi në jug të Krimesë, ku sipas rusëve, anija britanike ndryshoi papritur kursin, duke u futur në ujërat e Rusisë. Menjëherë pas këtij incidenti një avion rus SU24-M lëshoi katër bomba pranë anijes britanike, ndërsa anija patrulluese ruse po ashtu qëlloi pranë britanikëve.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax Atasheu i Ambasadës Britanike është thirrur në Ministrinë ruse të Mbrojtjes. HMS Defender është pjesë e Grupit Carrier Strike të Mbretërisë së Bashkuar. Ajo po kryen misione në Detin e Zi.

Nga ana e saj Britania e Madhe ka mohuar deklaratat se Rusia ka kryer të shtëna paralajmëruese në drejtim të luftanijes së saj.

Anija britanike HMS Defender po kryen misione në Detin e Zi, sipas faqes në internet të Marinës Mbretërore. Incidentet që kanë synuar goditjen e aeroplanëve apo anijeve nuk janë të pazakonta në kufijtë e Rusisë, veçanërisht gjatë tensioneve të rritura me perëndimin.

Anija luftarake ishte në portin jugor ukrainas të Odesës në fillim të kësaj jave, sipas Ambasadës Britanike në Ukrainë. Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje për të ndërtuar së bashku anije luftarake dhe për të ndërtuar dy baza detare.

Klan News















Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *