INCIDENTET NË SELINË BLU/ Sekretari i Përgjithshëm i PD mesazh anëtarëve, ja kur do të mblidhet Këshilli Kombëtar









Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve bën me dije se mbledhja e radhës të Këshillit Kombëtar do të zhvillohet të enjten, ora 17:30.

gazment

Mbledhja e ditës së enjte vjen 5 ditë pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së.

Situata vijon të jetë e tensionuar në kampin blu, ku sot mbështetës të Sali Berishës kanë shkelmuar duke e hapur me forcë një nga dyert në ambientet e brendshme të selisë blu.

Në një deklaratë për media PD e konsideroi aktin e shtetasit Fatjon Dauti si më të shëmtuarin që ka ndodhur në 31 vitet e ekzistencës së partisë.

MESAZHI I BARDHIT 

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.