Incidenti mes grave në selinë blu, reagon deputetja e PD-së: Pse Berisha dhe Vokshi përpiqen ta largojnë vëmendjen nga denoncimi i aferës së inceneratorëve









Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar në lidhje me incidentin e ndodhur mes simpatizanteve gra në selinë e Partisë Demokratike.


Zhupa shkruan se në ditën kur PD, ngre zërin për aferën e korrupsionit galopant të ineneratorëve, Albana Vokshi dhe Sali Berisha gjejnë kohën që të merren me hallet personale dhe të largojnë vëmendjen nga afera.

Zëdhënsja e PD-së ngre pyetjen se pse tentohet largimi i vëmendjes nga ish-kryeministri Berisha dhe deputetja Vokshi në lidhje me këtë aferë.

“Ne diten kur duhet ngritur zeri dhe reagimi per skandalin e inceneratoreve, Sali Berisha dhe Albana Vokshi gjejne kohen te merren me hallet personale duke larguar vemendjen nga skandali i korrupsioni disa milion eurosh.

Le te pyesin veten pse nuk flasin per kete skandal?

Pse perpiqen te largojne vemendjen nga perfshirja e zyrtareve me te larte te qeverise?!

Pse nuk i shqeteson ky fakt?!”, shkruan Zhupa.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.