Incidenti në Detin e Zi, Rusia kërcënon Britaninë e SHBA

20:00 25/06/2021

Moska thotë se do të përdorë të gjitha forcat, edhe ato ushtarake për të mbrojtur kufijtë e saj

Rusia akuzoi Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për përpjekjen për të nxitur konfliktin në Detin e Zi dhe bëri të ditur se do të mbrojë kufijtë e saj duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, përfshirë forcën ushtarake.

Moska paralajmëroi Britaninë se do të bombardonte anijet detare britanike në Detin e Zi nëse ato që i quajti veprime provokuese nga marina britanike përsëriten në brigjet e Krimesë së aneksuar nga Rusia. 

Agjencia ruse e lajmeve “RIA” citoi se Uashingtoni dhe Londra po mbillnin grindje në rajon duke mos pranuar Krimenë si pjesë të Rusisë. Rusia e konsideron gadishullin pjesë të territorit të saj. Ajo aneksoi Krimenë në 2014, por ajo është e njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës.

Moska qëlloi me të shtëna paralajmëruese dhe hodhi bomba në një anije luftarake britanike duke e ndjekur atë në ujërat e Detit të Zi. Britania hodhi poshtë rrëfimin e Rusisë për incidentin. Autoritetet u shprehën se të shtënat ishin pjesë e një stërvitjeje dhe se asnjë bombë nuk ishte hedhur.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *