Incidenti në sfidën me Totenhemin, Njukasëlli jep detaje mbi gjendjen shëndetësore të tifozit








Incidenti i ndodhur në sfidën Njukasëll-Totenhem tronditi të gjithë botën pasi një tifoz i pranishëm në shkallët e stadiumit pësoi atak kardian duke rrezikuar të ndërrojë jetë.

incidenti

Loja u ndërpre në minutën e 40-të të takimit, pasi mbrojtësi Serxhio Rugijon lajmëroi gjyqtarin për incidentin, ndërsa shoku i skuadrës Erik Dajër vrapoi për të gjetur një mjek.

Ndërhyrja e shpejtë e stafit mjekësor i shpëtoi jetën tifozit që u dërgua menjëherë në spital për të marrë trajtime të specializuara. Për incidentin në fjalë ka reaguar dhe vetë klubi i Njukasëllit që ka dhënë dhe detaje mbi gjendjen shëndetësore të tifozit:

‘’Tifozi ishte në gjendje të fliste në momentin që u dërgua drejt spitalit. Klubi do të falënderojë tifozët për veprimet e tyre të shpejta dhe për ngritjen e alarmit. Urimet tona më të mira shkojnë për tifozin dhe urojmë shërim sa më të shpejtë’’, shkruan klubi anglez.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *