Incidenti po kërcënon jetën detare, plazhet piktoreske dhe banorët/ Përpjekje për të vënë nën kontroll rrjedhjen e naftës në brigjet e Kalifornisë jugore

Një incident i rrjedhjes së naftës në Kaliforninë jugore po kërcënon jetën detare, plazhet piktoreske dhe stilin e jetës së shumë banorëve të këtij rajoni.
Zyrtarët lokalë mbyllën qasjen në Oqeanin Paqësor, në shumicën e zonës së njohur si “Surf City USA” të dielën. Ata thanë se mbyllja mund të zgjasë disa javë ose muaj.

Disa banorë, pronarë biznesesh dhe ambientalistë ngritën pikëpyetje mbi shpejtësinë e reagimit të autoriteteve për të vënën nën kontroll një nga rrjedhjet më të mëdha të naftës në historinë e Kalifornisë, në një tubacion nënujor që ka ndotur rërën e plazhit të famshëm të Huntingtonit.

Njerëzit që jetojnë dhe punojnë në zonë thanë se vunë re shenja vaji dhe një erë të rëndë të naftës mbrëmjen e së premtes. Por, Roja Detare nuk reagoi deri të shtunën pasdite.Ndërsa, kompania e naftës, e cila operon tubacionin e naftës nuk i mbylli operacionet deri të shtunën në mbrëmje.

Të hënën, Roja Detare dhe agjenci të tjera shtetërore intensifikuan përpjekje për të vënë nën kontroll rrjedhjen e naftës, duke angazhuar një numër anijesh për pastrimin e zonave të prekura ujore.

Rreth 572,807 litra naftë e papërpunuar ka rrjedhur në ujërat pranë brigjeve të distriktit Orange, duke detyruar mbylljen e plazhit të Lagunës.

Disa zogj dhe peshq ngordhën për shkak të rrjedhjes së naftës, tha Katrina Foley, zyrtare e distriktit Orange.

Departamenti shtetëror i Mbrojtjes së Peshkut dhe Kafshëve të Egra paralajmëroi për një “kërcënim për shëndetin publik” nga konsumimi i peshkut dhe butakëve të kapur në ujërat e vijës bregdetare 32 kilometra të gjatë nga zona e Huntingtonit deri në Dana Point.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *