Indi, dhjetëra mijëra njerëz evakuohen për shkak të uraganit

Dhjetëra mijëra njerëz në rajonin Odisha dhe Bengalin Perëndimor të Indisë janë evakuuar për shkak të uraganit Yaas.

Në një deklaratë nga Departamenti indian i Meteorologjisë (IMD), thuhet se uragani Yaas do të ketë një shpejtësi 177 kilometra në orë dhe se nesër do të marrë nën ndikimin e tij rajonet Odisha dhe Bengalin Perëndimor.

Më tej njoftohet se në rajonin Odisha dhe Bengalin Perëndimor janë dërguar ekipet e situatës emergjente.

Zyrtarët kanë bërë të ditur se në Bengalin Perëndimor do të preken nga uragani të paktën 20 zona dhe se dhjetëra mijëra banorë të rajonit janë transferuar nëpër strehimore.

Ndërsa në Odisha njoftohet se janë evakuuar rreth 15 mijë njerëz.

India e cila është një prej vendeve më të prekura nga koronavirusi i ri (COVID-19), në periudha të këtij viti është vendosur shpeshherë nën ndikimin e stuhive tropikale.

Uragani Tauktae i cili javën e kaluar u ashpërsua dhe goditi pjesën veriperëndimore të Indisë, shkaktoi vdekjen e 29 personave.

Ndërkohë, mbi 100 persona humbën jetën në uraganin Amphan i cili ishte efektiv në Bangladesh në maj të vitit 2020.

Kujtojmë se rreth 10 mijë persona humbën jetën si pasojë e uraganit të përjetuar në vitin 1999 në Odisha dhe i cili arriti në shpejtësinë 260 km në orë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *