Indi, fëmijët e varfër ndjekin mësimet në autobusë

Organizata joqeveritare indiane “Tejas Asia” në New Delhi i ka shndërruar autobusët në klasa të lëvizshme për fëmijët që nuk kanë qasje në objektet shkollore.

Organizata ka nisur një projekt shkollimi falas për fëmijët që nuk kanë qasje në bankat e shkollës.

Autobusët janë të parkuar në katër lokacione në qytet, në mënyrë që fëmijët nga komunitetet e varfra të kenë mundësinë të ndjekin mësimet.

“Aktualisht kemi katër autobusë dhe secili prej tyre mbulon dy lokacione. Ne shkojmë në secilin vend për fëmijët që ndjekin mësimet për dy orë, ku u sigurohet një vakt. Pra, në thelb u japim atyre një arsim bazë që ne e quajmë të rregullt. Kjo është të mësuarit e gjuhëve të tilla si hindu, anglisht dhe disa aftësi matematikore që ata mund të përdorin në jetën e përditshme, që do të jenë të dobishme për ta në të ardhmen”, tha një nga mësueset.

Fëmijët, të cilët mezi presin mundësinë për të mësuar diçka përmes shoqërimit, nuk e fshehin gëzimin e tyre.

“Emri im është Shivani dhe këtu jam për të mësuar. Përveç mësimit, mësuesja ime më jep ushqim që më pëlqen. Këtu më mësojnë anglisht dhe hindisht, si dhe matematikë dhe shkenca shoqërore. Më pëlqen shumë të vij këtu dhe të shpenzoj kohë duke mësuar në shoqërinë e një mësuesi. Ajo është një person i këndshëm dhe e përzemërt”, tha një nga nxënëset.

Nxënësja shtoi se kur të rritet do të donte të ishte mjeke.

“Kurrë nuk kam shkuar në shkollë dhe kjo është hera e parë në jetën time që studioj dhe mësoj diçka çdo ditë”, tha një fëmijë tjetër.

Qëllimi i programit është të përmirësojë nivelin e arsimimit të fëmijëve dhe t’i ndihmojë ata të regjistrohen në sistemin arsimor formal indian.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *