Indi, hezitimi ndaj vaksinimit nxit frikën e rikthimit të virusit

Të hënën India filloi një fushatë masive vaksinimi falas për të gjitha moshat e rritura pas disa javë kritikash se puna kaotike kishte shkaktuar mungesa vaksinash duke intensifikuar një valë të dytë infektimesh që shkaktoi qindra mijëra të vdekur. Më pak se 5% e popullsisë së atij vendi është vaksinuar plotësisht. Megjithëse ka rënë vala e infektimeve, ekspertët e shëndetësisë druhen se hezitimi i popullsisë për t’u vaksinuar mund të rrezikojë popullsinë që gjendet kryesisht në zonat rurale dhe të pazhvilluara.

Në Jamsoti, një fshat në brendësi të shtetit më të populluar të Indisë, Uttar Pradesh, refreni i zakonshëm midis fshatarëve është se koronavirusi përhapet vetëm në qytete. Ata besojnë se infeksioni vdekjeprurës nuk ekziston nëpër fshatra.

Kur një ekip i punonjësve të kujdesit shëndetësor shkoi tek shtëpia e Majnu Kol për të ofruar vaksnimin, ajo mbylli derën, mblodhi fëmijët e saj dhe u fsheh në pyll.

Ata u kthyen në shtëpi në mbrëmje pasi inferimierët u larguan nga fshati.

Në valë vdekjeprurëse e infeksioneve të koronavirusit që goditi Indinë në muajt prill dhe maj la më shumë se 180 mijë të vdekur. Aktualisht numri i infeksioneve ka rënë. Por situata mund të jetë kalimtare pasi një numër i madh i popullsisë ende heziton të vaksinohet.

“Ju nuk mund të na detyroni të vaksinohemi” , thotë një banore e fshatit.

Situata ka alarmuar ekspertët e shëndetësisë të cilët thonë se hezitimi ndaj vaksinimit mund të vërë në rrezik përparimet e arritura ndaj kovidit.

“Ata nuk janë aspak të gatshëm të besojnë se koronavirusi është diçka që egziston”, thotë mjekja Vandana Singh.

Më pak se 5% e popullsisë së Indisë është imunizuar plotësisht. Duke filluar nga sot, çdo i rritur në Indi do të ketë të drejtë të vaksinohet falas.

Ende ekziston hezitimi për vaksinimin, i përhapur tek popullsia si rezultat i keqinformimeve dhe mosbesimit, kryesisht në zonat rurale. Rezistenca ndaj vaksinimit është e madhe. Ka nga ata që thonë se nuk kanë nevojë për vaksina sepse kanë imunitet ndaj koronavirusit.

Thashethemet se vaksinat prishin ciklet menstruale dhe ulin shtatëzanitë, gjithashtu kanë kontribuar tek frika mes grave. Në pothuajse çdo shtet të Indisë, po vaksinohen më shumë burra se gra, një hendek që po zgjerohet çdo ditë.

“Kur shkojmë për t’i testuar apo për të biseduar me ta, njerëzit na thonë të largohemi dhe madje na kërcënojnë të na rrahin. Në disa raste na qëllojnë me gurë”.

Për muaj të tërë, Vibha Sing, një inferiere e caktuar nga qeveria, ka shkuar derë më derë nëpër fshatarat e shtetit Uttar Pradesh. Por është shumë e vështirë lufta ndaj këtyre thashethemeve dhe teorive konspirative.

Qeveritë shtetërore kanë zhvilluar fushata masive ndërgjegjësimi përmes transmetimeve mediatike dhe mënyrave të tjera për të ulur ankthin dhe konfuzionin. Disa administrata lokale kanë filluar të ofrojnë transportin për tek qendrat e vaksinimit, kryesisht për fshatrat e largëta. Vullnetarët po shkojnë derë më derë dhe po organizojnë tubime të vogla për të inkurajuar njerëzit që të vaksinohen.

Virologët dhe ekspertët e shëndetit publik thonë se çrrënjosja e dyshimeve për vaksinën në Indinë rurale dhe imunizimi i shpejtë i popullsisë duhet të ketë një rëndësi të madhe pasi shumica e popullsisë jetojnë në zonat e largëta dhe të pazhvilluara.//VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *