Indi, nxirren 51 trupa pas fundosjes së anijes

Gjithsej 51 trupa janë nxjerrë nga Deti Arab që kur anija u fundos pasi u godit nga një ciklon në fillim të kësaj jave, theksoi sot Marina Indiane.

Në një njoftim, marina tha se 188 të mbijetuar janë shpëtuar deri më tani.

Të hënën, lundrakja P305 u godit nga cikloni Tauktae dhe u mbyt 35 milje detare larg brigjeve të kryeqytetit tregtar Mumbai.

Zyrtarët e Marinës Indiane thanë se 24 persona janë ende të zhdukur.

“Marina Indiane po koordinon operacionin e kërkimit dhe shpëtimit me anije dhe avionë për ekuipazhet e mbetura (të zhdukura)”, theksohet në njoftimit e Marinës Indiane.

Transmetuesi lokal NDTV raportoi se policia në Mumbai ka regjistruar një rast kundër kapitenit të anijes, pas një ankese të paraqitur nga një i mbijetuar që tregonte se “kapiteni injoroi paralajmërimet e motit”.​​​​​​​//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *