Indi, pasi celebruan martesën e tyre në një tempull të vogël, çifti largohet me një ”tenxhere” të madhe gatimi

Një tempull i vogël në Thalavady që pranoi të kryejë ceremoninë, gjithashtu u përmbyt pjesërisht nga uji.

Çifti përdori tenxheren prej alumini nga një tempull tjetër lokal dhe kërkuan që të ndihmoheshin nga autoritetet me një anije.

“Është kthyer në një dasmë të cilën ne kurrë nuk e kishim imagjinuar,” tha nusja, Aishwarya, për kanalin lokal të lajmeve Asianet.

Të sapomartuarit thanë se kishin planifikuar fillimisht një ceremoni të vogël me një numër të kufizuar të anëtarëve të familjes, por interesimi pasi imazhet u postuan në internet i bëri ata të ndiheshin sikur të kishin ndarë ditën e tyre më të veçantë.

Akash tha se kishin prenotuar datën e tyre të dasmës pak kohë më parë dhe nuk donin ta shtynin atë pasi nuk e dinin kur do të kishin më shumë kohë jashtë orari të punës.

Ai shtoi se tenxhereja e gatimit ishte “opsioni i vetëm” i disponueshëm në ato momente të vështira.

Whatsapp Image 2021 10 19 At 04.11.47

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *