
India shkatërroi dy rrokaqiej të paligjshëm banimi në periferi të Nju Delhit në TV në transmetim live.
Shkatërrimi i ‘Kullave Binjake’ të Noidës 100 metra të larta ishte gjithashtu një shembull i rrallë se si India u përball me ndërtuesit dhe zyrtarët e korruptuar.
32 katet e ‘Apex’ dhe 29 e ‘Ceyane’, të cilat kishin rreth 1000 apartamente të pabanuara kurrë në 9 vjet, u shkatërruan në pak sekonda, duke krijuar një re të pamasë pluhuri dhe mbeturinash. Shpërthimi i kontrolluar me 3700 kilogramë eksploziv ishte prishja më e madhe e kryer në Indi deri më sot, raportojnë mediat lokale.
Para shpërthimit, mijëra njerëz endacakë u evakuuan, duke përfshirë edhe rrokaqiejt aty pranë, njëri prej të cilëve ishte vetëm nëntë metra larg.
Kanali televiziv Times Now, i cili si të tjerët shfaqi numërimin mbrapsht mëngjesin e sotëm, e quajti atë “nënën e të gjitha prishjeve” duke i cilësuar aato “kullat e turpit”. Policia mbylli një autostradë aty pranë, ku shoferët ndaluan të shtunën për të bërë selfiet e tyre të fundit me kullat në sfond.
(Ansa/BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al