Indi, shënohen mbi 3.600 viktima të reja nga COVID-19

ë 24 orët e fundit në Indi e cila është një prej vendeve më të prekura nga pandemia, si pasojë e koronavirusit (COVID-19) kanë humbur jetën 3.617 persona.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se me vdekjen e 3.617 personave në 24 orët e fundit, numri i viktimave ka shkuar në 322.512. Ndërsa me 173.790 raste, numri i përgjithshëm i rasteve arriti në 27.729.247.

Me 173.790 rastet e shënuara në 24 orët e fundit thuhet se kjo është shifra më e ulët e rasteve të regjistruara në 7 javët e fundit.

Numri i rasteve ditore më 4 prill u rrit mbi 100 mijë, më 15 prill mbi 200 mijë, më 21 prill mbi 300 mijë dhe më 30 prill mbi 400 mijë.

Numri i të shëruarve ka arritur në 25.178.011 ndërkohë që 2.228.724 pacientë vazhdojnë ende trajtimin.

Ekspertët paralajmërojnë se numri i vërtetë i vdekjeve dhe rasteve mund të jetë shumë më i lartë sesa shifrat e publikuara.

Vaksinimet tejkalojnë shifrën 208 milionë

Në kuadër të fushatës së vaksinimit e cila ka filluar më 16 janar, në Indi janë kryer rreth 208 milionë e 900 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.

Në vendin me rreth 1.4 miliardë banorë vaksinimi nuk ka arritur ende në nivelin që mund të ndalojë pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometers” e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, India është “në vendin e dytë në botë për sa i përket numrit të rasteve dhe e treta për sa i përket vdekjeve”/AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *