Indi, tragjedi hekurudhore me të paktën 260 viktima

indi tragjedi hekurudhore me te pakten 260 viktima

indi tragjedi hekurudhore me te pakten 260 viktima

11:25 03/06/2023

Tre trena u përplasën në shtetin lindor Odisha, mbi 200 ambulanca e 100 mjekë u mobilizuan menjëherë

Mbi 260 persona kanë humbur jetën ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin  në aksidentin më të rëndë hekurudhor të Indisë në më shumë se dy dekada.

Treni i pasagjerëve doli nga shinat dhe goditi një tjetër tren mallrash në lindje të vendit në distriktin e Balasore në shtetin Odisha. Mbi 600 njerëz kanë mbetur të plagosur. Më shumë se 200 ambulanca dhe mbi 100 personel mjekësor janë vendosur në dispozcion për të shpëtuar njerëzit. Ushtarët dhe helikopterët e forcave ajrore iu bashkuan përpjekjes së ndihmës së bashku me autoritetet lokale.

Përplasja ndodhi kur Howrah Superfast Express, që udhëtonte nga Bengaluru në Howrah, Bengali Perëndimor, u përplas me Coromandel Express, i cili shkonte nga Kolkata në Chennai. Autoritetet kanë dhënë llogari kontradiktore se cili tren doli i pari nga shinat dhe ende nuk kanë bërë ndonjë deklaratë për shkaqet e mundshme.

indi tragjedi hekurudhore me te pakten 260 viktima 1

Banorët e fshatrave fqinjë ishin ndër të parët që arritën në vendin e aksidentit dhe nisën operacionin e shpëtimit. Kompanitë vendase të autobusëve po ndihmonin gjithashtu në transportin e pasagjerëve të plagosur.

India ka një nga rrjetet më të mëdha të trenave në botë me miliona pasagjerë që e përdorin atë çdo ditë, por një pjesë e madhe e infrastrukturës hekurudhore është e vjetëruar. Fatkeqësia më e rëndë e në Indi ishte në vitin 1981, kur një tren i mbipopulluar me pasagjerë doli nga binarët dhe përfundoi në një lumë në shtetin Bihar, ku humbën jetën 800 njerëz. India ka shpallur ditë zie në shenjë respekti për viktimat.

Klan News

indi tragjedi hekurudhore me te pakten 260 viktima 2

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts