India fillon vaksinimin e të rriturve

12:56 01/05/2021

Një numër shtetesh nuk do i vaksinojnë qytetarët pasi kanë sasi të pamjaftueshme të dozave

India do të fillojë vaksinimin e të gjithë të rriturve mbi moshën 18 vjeç mes një vale vdekjeprurëse të dytë të infeksioneve.

Por një numër shtetesh thonë se nuk do të jenë në gjendje të sigurojnë vaksinat sepse nuk kanë sasi të mjaftueshme. Fushata e vaksinimit në Indi është në krizë në një kohë kur sistemi i kujdesit shëndetësor të vendit është i mbingarkuar.

Vendi ka administruar deri më tani më shumë se 150 milionë doza vaksinash. Një vaksinë është zhvilluar nga AstraZeneca me Universitetin e Oksfordit (Covishield) dhe tjetra nga firma indiane Bharat Biotech (Covaxin).

PavarĂ«sisht nga njĂ« fillim premtues nĂ« Janar, fushata e vaksinave ka mbetur prapa. Dhe vendimi pĂ«r ta zgjeruar atĂ« nĂ« grupin mĂ« tĂ« madh tĂ« popullsisĂ« sĂ« vendit 18 deri nĂ« 45 vjeç vjen edhe kur disa shtete raportojnĂ« mungesĂ« dozash.

Më shumë se 13 milionë njerëz në këtë grupmoshë janë regjistruar tashmë për doza, por një numër shtetesh nuk do të jenë në gjendje të fillojnë të vaksinojnë njerëzit. Mbi 120 milionë njerëz kanë marrë një dozë, dhe më shumë se 26 milionë njerëz janë vaksinuar plotësisht pasi kanë marrë dy doza. Por ekspertët thonë se India nuk ka gjasa të arrijë objektivin e saj për të mbuluar 250 milionë njerëz deri në Korrik, veçanërisht pasi rastet vazhdojnë të rriten.

Marrja e vaksinave ka qenĂ« e ngadaltĂ« pĂ«r shkak tĂ« skepticizmit si dhe mungesĂ«s sĂ« vetĂ«dijes tek tĂ« varfĂ«rit ose nĂ« zonat rurale. India nisi fushatĂ«n e saj tĂ« vaksinimit nĂ« 16 Janar, duke e kufizuar atĂ« nĂ« punĂ«torĂ«t e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor dhe stafin e vijĂ«s sĂ« frontit. 

Klan News

PĂ«r rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *