India fushatë vaksinimi për të rriturit

19:00 21/06/2021

Vendi po përballet me mungesa dozash dhe vetëm 5% e njerëzve janë vaksinuar plotësisht

India ka filluar një fushatë mbarëkombëtare vaksinimi për të gjithë të rriturit. Vendimi vjen pas disa javësh kritika për vaksinim të ngadaltë në shumë shtete.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Narendra Modi ndryshoi politikën sipas së cilës shtetet bënin blerjet e tyre nga prodhuesit e ilaçeve dhe së bashku me spitalet private administronin doza për njerëzit e moshës 18-45. Shumica e shteteve mbyllën qendrat e vaksinimit për popullatën më të re duke përmendur mungesa dhe njerëzit u kthyen në spitalet private duke i akuzuar ato se jepnin doza me 9 deri në 24 dollarë.

Vendi po përdor doza të bëra në vend të vaksinës AstraZeneca dhe kompanisë indiane Bharat Biotech’s Covaxin. Qeveria indiane po përpiqet të sigurojë vaksina si Pfizer. Ekspertët kanë paralajmëruar për një valë të tretë të mundshme pasi vetëm rreth 5% e të gjithë popullsisë janë plotësisht të vaksinuar me dy doza.

Shumica e qyteteve kanë filluar heqjen e kufizimeve por ekspertët kanë paralajmëruar që një rihapje e shpejtë mund të komplikojë edhe më shumë përhapjen e Covid 19 prandaj ata kanë kërkuar që qeveria të hartojë një program vaksinimi që duhet të jetë të paktën katër herë më i shpejtë. 

Në shtetin perëndimor të Maharashtra, i goditur më shumë nga vala e dytë, autoritetet thanë se grupmoshat më të vjetra midis 30-45 do të ishin një përparësi pasi furnizimet ishin të pakta.  Shteti ka lejuar që disa biznese të rifillojnë dhe heqin pjesërisht kufizimet ndërsa ruan shtetrrethimin në fundjavë në disa qytete.

Klan News


Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *