
10:54 07/06/2021
Ndërsa numri i rasteve COVID-19 ka filluar të shënojë rënie në qytetet kryesore të Indisë pas disa javësh kufizimesh, tregjet , kinematë, restorantet dhe qendrat tregtare në New Delhi do të rihapen .
“Është e rëndësishme të rikthejmë ekonominë në rrugën e duhur tani që situata COVID-19 po përmirësohet. Ne lutemi që situata të mbetet e njëjtë“, u shpreh Arvind Kejriwal, kryeministri indian teksa njoftoi lehtësimin e masave.
Zyrat e punës gjithashtu mund të hapen përsëri me gjysmë kapaciteti, por kryeministri indian u ka bërë thirrje njerëzve të përpiqen ende të punojnë nga shtëpia. Sipas statistikave zyrtare, India ka raportuar 114.460 raste të reja me koronavirus, që është shifra më e ulët e infektimeve ditore në dy muaj.
Shteti Maharashtra, që është shteti më i pasur indian, është goditur më shumë nga pandemia pasi konsiderohet si motori i ekonomisë indiane.
Rritja e rasteve të infektimeve u shkaktua nga variantet e reja të virusit dhe keqmenaxhimi pasi qeveria indiane lejoi që shumica e aktiviteteve të ktheheshin në normalitete edhe pse vendi po përballej me një valë infektimesh .
India, është shteti i dytë në botë pas Shteteve të Bashkuara me numrin më të lartë të infektimeve. Vendi ka regjistruar 28.8 milionë raste me koronavirus dhe 346.759 humbje jete.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al