India miraton vaksinën Sputnik V

13:50 13/04/2021

Vendimi erdhi pasi vendi u rendit në vend të dytë për numrin më të lartë të të infektuarve pas Brazilit

Një vaksinë e tretë e koronavirusit është miratuar për përdorim në Indi mes një vale vdekjeprurëse të dytë të infeksioneve.

Sputnik V i Rusisë është konsideruar i sigurt dhe ofron efektivitet në një mënyrë të ngjashme me dozën e Oxford-AstraZeneca. Sputnik V jep rreth 92% mbrojtje kundër Covid-19.

Miratimi i Sputnik V erdhi nĂ« njĂ« ditĂ« kur India kaloi Brazilin pĂ«r t’u bĂ«rĂ« vendi me numrin e dytĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« rasteve nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n. Me numrin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« rasteve prej mĂ« shumĂ« se 13.5 milionĂ« raste, India tani Ă«shtĂ« vetĂ«m pas Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« cilat kanĂ« raportuar mĂ« shumĂ« se 31 milionĂ« raste. Me 13.4 milionĂ« raste, Brazili tani Ă«shtĂ« nĂ« vendin e tretĂ«.

Qeveria synon të vaksinojë 250 milionë njerëz me përparësi deri në fund të Korrikut. Vaksina e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, fillimisht krijoi disa polemika pasi u përhap para se të dilnin të dhënat përfundimtare të provës.

Fondi Rus i Investimeve Direkte (RDIF) ka nënshkruar marrëveshje për të prodhuar më shumë se 750 milionë doza të Sputnik V në Indi. Kjo vaksinë po përdoret në një numër vendesh të tjera, duke përfshirë Argjentinën, territoret palestineze, Venezuelën, Hungarinë, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Iranin.

Ndërkaq vaksina Oxford-AstraZeneca po prodhohet në vend nga Instituti Serum i Indisë, prodhuesi më i madh i vaksinave në botë dhe sipas autoritetetve ajo po prodhon më shumë se 60 milionë doza në muaj. Provat klinike ndërkombëtare të vaksinës Oxford-AstraZeneca treguan se kur njerëzve i’u dha një dozë e gjysmë dhe më pas një dozë e plotë efektiviteti arriti 90%.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *