India regjistron gjysmën e infektimeve globale

[embedded content]

12:08 01/05/2021

400 mijë raste të reja dhe 3523 vdekje

India po përballet me situatën më të vështirë që nga nisja e pandemisë vitin e shkuar. Ajo raportoi 401 mijë raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë e regjistruar deri më tani nga një shtet i vetëm.

India gjithashtu raportoi edhe 3.523 vdekje të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në mbi 211 mije.

Vendi është në prag të një krize shëndetësore dhe humanitare, pasi spitalet janë plot dhe nuk kanë oksigjen, ndërkohë që autoritetet kanë ngritur edhe shqetësimin e mungesës së vendeve për djegien e trupave të viktimave.

PĂ«r shkak tĂ« shpejtĂ«sisĂ« pĂ«rhapjes dhe agresivitetit tĂ« variantit indian shumĂ« vende si Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s apo Australia kanĂ« kufizuar lĂ«vizjet me IndinĂ«.  

Një tjetër shtet që po përballet me një situatë të vështirë për të shkak të koronavirusit është Brazili, i cili raportoi mbi 73 mijë raste infektimesh dhe afro 2800 viktimave.

Por ndĂ«rsa nĂ« India dhe Amerika latine janĂ« nĂ« mesin e njĂ« vale tĂ« re tĂ« pĂ«rhapjes sĂ« virusit, Europa ka nisur tĂ« qetĂ«sohet. 

Vatra më e nxehtë për momentin është Turqia, ku u shënuan mbi 30 mijë infektime, por gjithsesi një shifër e ulët kjo krahasuar me një javë më parë kur rastet e reja arritën shifrën e 60 mijë personave në ditë.

Shtetet e tjera të mëdha si Gjermania, Franca e Italia kanë regjistruar shifra të qëndrueshme sa i përket infektimeve ashtu edhe jetëve të humbura.

Tv Klan

PĂ«r rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *