India shton përdoruesit e Snapchat

21:30 24/05/2021

Aplikacioni i i dashur i adoleshentëve shkon në 500 mijë përdorues

I ngadaltë, por me siguri, rrjeti social Snapchat vazhdon të rritet dhe përfaqësues të kompanisë kanë bërë me dije se kanë arritur në 500 milionë përdorues në muaj, por kjo falë një përdorimi masiv të aplikacionit në Indi përgjatë pandemisë.

Platforma e cila është shumë e famshme veçanërisht tek adoleshentët dhe njihet për filtrat e saj ka parë një rritje të numrit të përdoruesve 100% në një vit gjatë pesë tremujorëve të fundit, që do të thotë që nga fillimi i krizës shëndetësore. Ndërkohë rreth 40% e përdoruesve të Snapchat tashmë janë të shpëndarë jashtë Amerikës së Veriut dhe Europës, por këto rajone mbeten thelbësore për aplikacionin. Në SHBA, Francë, Britani, Australi dhe Holandë, Snapchat është bërë një pjesë e domosdoshme e jetës së njerëzve.

Aplikacioni përdoret nga 90% e të rinjve të moshave nga 13-24 vjeç dhe 75% për moshat 13-34 vjeç.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *