India vijon të ‘vuajë’, çdo ditë shifra rekord infektimesh e viktimash nga COVID-19

India vazhdon të përballet me situatë të rënduar pas goditjes së valës së dytë me COVID-19, ndërsa rastet dhe vdekjet nga sëmundja arrijnë shifra rekorde çdo ditë. Ndërsa vendi përballet me mungesën e oksigjenit dhe shtretërve në shumë spitale, morgje dhe krematoriume të tejmbushura, ekspertët thonë se numrat e përgjithshëm të rasteve dhe vdekjeve mund të jenë shumë të lartë.

Autoritetet në Nju Delhi njoftuan vazhdimin e izolimit të plotë deri më 17 maj, ndërsa rastet me koronavirus vazhdojnë të shtohen.

Vetëm në kryeqytet janë mbi 86 mijë raste aktive me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë së Indisë njoftoi për 4 mijë e 92 vdekje gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar në 242 mijë e 362 numrin e përgjithshëm të viktimave. Rastet e reja u rritën në 403 mijë e 738 ndërsa shifra totale e infektimeve arriti në 22.3 milionë. Nisur nga gjendja e spitaleve, ekspertët besojnë se shifrat mund të jenë shumë më të larta.

Kjo situatë nxiti thirrjet për presion ndaj Kryeministrit Narendra Modi që të vendos një bllokim mbarëkombëtar. Për momentin disa shtete kanë vendosur masa të rrepta ndërsa të tjera kanë ndaluar transportin publik dhe kanë mbyllur kinematë, restorantet dhe qendrat tregtare.

Ndërkohë kërkesat për t’u vaksinuar janë shumëfishuar. Njerëzit presin në radhë të gjata në qendrat e vaksinimit përreth vendit, shumë orë para se ato të hapen.

Gati 170 milionë doza të vaksinave janë administruar që kur filloi imunizimi i popullësisë.

India po përballet me shtim të infeksioneve nga muaji shkurt. Variantet e reja të koronavirusit shihen si shkaktari kryesor i gjendjes por edhe vendimet e qeverisë për të lejuar grumbullimet e mëdha për tubime fetare dhe politike.

/VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *