Indonezi/ 11 Nxënës humbin jetën gjatë një ekskursioni në brigjet e një lumi

Njëmbëdhjetë studentë janë mbytur dhe dy të tjerë janë në gjendje kritike pas një aksidenti të rëndë në një aktivitet shoqëror pranë një lumi në Indonezi.

Rreth 150 të rinj të moshave nga 13 deri 15 vjeç po ecnin përgjatë lumit Cileulur duke pastruar brigjet e tij. Nzënësit ishin anëtarë të grupeve jashtë-shkollore islamike,

Sipas raportimeve, një grup prej 21 nxënësish kishin tentuar të kalojnë në anën tjetër. Banorët vendas arritën të shpëtojnë dhjetë nxënës.

Autoritetet thanë see po hetojnë shkaqet e incidentit të rëndë. Studentët kishin kryer ekskursionin pavarësisht paralajmërimeve nga agjencitë meteorologjike për ardhjen e hershme të sezonit të shirave të nëntorit.

Në shkurt të vitit të kaluar 10 nxënës humbën jetën kur u morën nga përmbytjet e papritura gjatë një aktiviteti të ngjashëm në Indonezi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *