Indonezi, 9 specie zogjsh përballen me zhdukjen

Nëntë specie zogjsh në Indonezi kërcënohen të zhduken këtë vit, tha një grup lokal për ruajtjen e kafshëve.

Speciet e rrezikuara përfshijnë papagallin gushekuq (Trichoglossus forsteni), bilbilin faqekafe (Alophoixus bres), bilbilin faqegri (Alophoixus tephrogenys), bilbilin Aceh (Pycnonotus snouckaerti) dhe mëllenjën me kokë të gështenjtë (Geokichla interpres), njoftoi organizata Burung Indonesia.

“Popullsia e specieve tĂ« bilbilit faqekafe tani vlerĂ«sohet tĂ« jetĂ« ulur deri nĂ« 50 pĂ«r qind nĂ« zonat e saj tĂ« jetesĂ«s nĂ« ishujt Java dhe Bali”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« organizatĂ«s.

Ai përmendi shpyllëzimet, gjuetinë dhe kapjen e zogjve si faktorët kryesorë për rënien e popullatave të shpendëve.

Grupi theksoi nevojën për përpjekje më serioze për të zbutur ndikimin e aktiviteteve të dëmshme, të tilla si gjuetia.

Sipas BirdLife International, një grup global i ruajtjes së kafshëve, Indonezia është shtëpia e të paktën 17 për qind të të gjitha specieve të njohura të zogjve dhe renditet e katërta në botë për nga shumëllojshmëria.

Indonezia është gjithashtu e para në botë kur bëhet fjalë për speciet endemike të shpendëve/AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *