Indonezia regjistroi 10 raste me variantin e ri indian të koronavirusit

Të paktën 10 persona në Indonezi janë infektuar me variantin e koronavirusit të ri(COVID-19) të zbuluar në Indi.

Ministri indonezian i Shëndetësisë, Budi Gunadi Sadikin, tha se rastet më së shumti u zbuluan në provincat e Sumatrës Jugore dhe Kalimantanit Qendror.

“Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« do tĂ« kryejĂ« renditjen e gjenomit nĂ« ato zona pĂ«r tĂ« pĂ«rcaktuar modelin e pĂ«rhapjes sĂ« tij,” tha Sadikin nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi virtuale.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, varianti indian hyri në vend më 7 janar.

Rasti i parë u zbulua tek një punëtor migrant në Medan, Sumatran Veriore, i cili sapo ishte kthyer nga Malajzia.

Në fillim të prillit, një punonjës shëndetësor në Xhakartë ishte infektuar gjithashtu me variantin e ri.

Ndërkohë, rasti i fundit ishte një shtetas indian që mbërriti në Xhakartë më 22 prill.

Përveç variantit indian, Indonezia konfirmoi gjithashtu 13 raste të mutacionit të virusit nga Britania, dhe një rast të variantit nga Afrika e Jugut.

“Shumica e kĂ«tyre rasteve tĂ« SARS-COV-2 ishin nga Arabia Saudite, Afrika, India dhe Malajzia”, shpjegoi Sadikin.

Indonezia ka raportuar 1,7 milion raste tĂ« COVID-19, duke pĂ«rfshirĂ« 47.000 viktima.​​//AA

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *