Industria automotive/ Kryeministri Rama takim me përfaqësuesit e një organizate në SHBA: Të interesuar për Ballkanin e Hapur dhe investimet në Shqipëri









Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me përfaqësues të industrisë automotive amerikane në SHBA.

edirama

Gjatë takimit në ambientet e organizatës “Automation Alley” në Miçigan, Rama shprehet se këta përfaqësues do të sjellin një mision tregtar edhe në Shqipëri.

Kreu i qeverisë shqiptare bëri të ditur se këta përfaqësues janë të interesuar të kuptojnë se çfarë po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tregut në Shqipëri.

“Sot u mikpritëm nga Automation Alley, një grup përfaqësuesish të kësaj bote të mirënjohur të industrive amerikane. Folëm për oportunitetet që ofron Shqipëria dhe ku gjetëm interes për të dëgjuar më shumë dhe ramë dakord që një mision i Automation Alley të vijë në Shqipëri dhe për të parë nga afër. Dhe për të kuptuar më mirë gjithçka që po ndodh me Ballkanin e Hapur dhe transformimin e tretgut në një treg të lirë dhe të madh që i jep Shqipërisë një pozicion të favorshëm për investimet e huaja” – tha Rama gjatë takimit.

Noel, një prej përfaqësuesëve të kësaj organizate, shprehet me superlativa për Shqipërinë duke shtuar se mezi pret që të fillojnë misionin tregtar në vendin tonë.

“Unë e kam vizituar Shqipërinë në vitin 1984. Shqiptarët janë njerëzit më mikpritës që mund të takosh në këtë botë. Ne në Miçigan kemi një popullsi prej 120 mijë shqiptarësh, ku shumë prej tyre i kam miq dhe kolegë. Ne e vlerësojmë miqësinë tonë të ndërsjelltë. Do punojmë për të filluar një mision tregtar në Shqipëri dhe presim  që të vijmë dhe të përfitojmë nga mikpritja juaj dhe miqësia. Jemi me fat që kemi një vend mik si Shqipëria” – shprehet ai.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *